Fjalë Kyçe

NATO mblidhet për të diskutuar mbi Ballkanin Perëndimor

NATO mblidhet për të diskutuar mbi Ballkanin Perëndimor

Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s, mblidhen për të diskutuar mbi marrëdhëniet e aleancës me Ballkanin Perëndimor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin e tij theksoi mbi rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor për aleancën, raporton AA.

Ai duke treguar se presin me padurim që ta shohin Maqedoninë si anëtare e 30-të e NATO-s pasi që t’i zbatojë procedurat kombëtare në lidhje me marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit, tha se edhe Bosnjë Hercegovina jep kontribute të vlefshme për operacionet e NATO-s.

“Gjithashtu edhe rrugëtimin euro-atlantik të Bosnjë Hercegovinës e mbështesim”, u shpreh ai.

Në pjesën e sotme të Mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të NATO-s, pritet që të miratohet se aleanca është e gatshme që Bosnjë Hercegovina ta dorëzojë programin kombëtar vjetor. Programi parasheh që vendi të bëjë reforma politike, ekonomike dhe të mbrojtjes.