Fjalë Kyçe

Navalny hyn në grevë urie, kërkon trajtimin e duhur mjekësor në burg

Navalny hyn në grevë urie, kërkon trajtimin e duhur mjekësor në burg

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, ka deklaruar se ka hyrë në grevë urie duke kërkuar kështu trajtim të duhur mjekësor.

Ai është ankuar në Instagram se nuk i është ofruar ndihmë mjekësore për dhimbjen e shpinës dhe problemeve me këmbën e djathtë, si dhe ishte ankuar se po privohet nga gjumi.

44-vjeçari është kthyer nga Gjermania në janar pas trajtimit që ka marrë pas sulmit me agjentin nervor në Siberi në gusht, raporton BBC.

Menjëherë kur u kthye, u arrestua në aeroportin e Moskës.