Fjalë Kyçe

Ndahet çmimi për storjen më të mirë kundër korrupsionit

Ndahet çmimi për storjen më të mirë kundër korrupsionit

Çmimin për storjen më të mirë kundër korrupsion për vitin 2018 e fitoi gazetarja e “Kohës Ditore”, Saranda Ramaj, me hulumtimin “Abuzimi me blerjen e barnave në Ministrinë e Shëndetësisë”.

“Satisfaksionin që ma ka dhënë rezultati i kësaj pune dyvjeçare u dëshmu edhe sot kur ministri [Uran] Ismaili tha që i kanë kursyer 6 milionë euro buxhet”, tha fituesja e çmimit.

Në këtë garë ishin katër storje hulumtuese.

Jeta Xharra dhe Faik Ispahiu aplikuan me serinë e emisioneve hulumtuese “Aksham Pazar me Aeroport Ndërkombëtar”.

Emisioni “Jeta në Kosovë”, që prodhohet nga BIRN për RTK, gjatë muajve prill-maj të vitit 2018 ka transmetuar ciklin e katër emisioneve hulumtuese mbi parregullsitë dhe korrupsionin në koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Rrëfimi ekskluziv që ka zgjatur 6 muaj për t’u hulumtuar, ka shpërfaqur një varg mangësish në përmbushjen e kontratës mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë ‘Limak’ për menaxhimin e ANP-së, gjendjen e brishtë të sigurisë në Aeroport dhe punësimet familjare të zyrtarëve shtetërorë në këtë institucion publiko-privat.

Ndërsa storja e tretë kishte autor  eton Sopa me ‘Zyrtari i Komunës së Prishtinës “kapet mat” duke pranuar ryshfet’. Si dhe  Besnik Boletini dhe Besa Kalaja me “Dera e Punësimeve”.

Ky çmim është ndarë nga UNDP dhe Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Ceremonia është zhvilluar në kuadër të Javës kundër korrupsionit.