Fjalë Kyçe

Ndahet nga jeta ish-sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell

Ndahet nga jeta ish-sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell

Ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare ish-sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell.

Gjenerali i njohur ishte i infektuar me Covid-19 dhe nuk arriti të fitojë betejën me sëmundjen.

“Gjeneral Powell u nda nga jeta këtë mëngjes pas komplikimeve nga Covid 19. Ne kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur”, bën të ditur familja, duke nënvizuar se ai ishte i vaksinuar me të dyja dozat.