Fjalë Kyçe

Ndahet nga jeta macja më jetëgjatë në botë

Ndahet nga jeta macja më jetëgjatë në botë

Macja më e vjetër në botë ngordh në moshën 31-vjeç.

Pronarja “zemërthyer” e maces, një 52 vjeçare, e mori atë kotele si dhuratë për ditëlindjen e saj të 20-të, shprehu pikëllimin e saj për humbjen e madhe.

Macja ngordhi në moshën 31 – ekuivalent i 150 viteve njerëzore.

“Morgje Geriatric” jetonte në Exeter, në Devon, me pronaren e saj, Michele Heritage, 52 vjeçe.

Macja nuk pati çështje specifike shëndetësore, por u dobësua shumë dhe vdiq nga pleqëria”.

Zotëruesi i maces e postoi ngjarjen në rrjetet sociale, ku edhe shprehu pikëllimin e thellë, aq sa bëri jehonë të madhe.

Macja e llojit “Maine Coon” theu rekordin e jetëgjatësisë së rregjistruar deri tani, atë të 30-vjeçarit “Skuter”, i cili vdiq në Teksas, në vitin 2016.

Macja festoi ditëlindjen e tij të 30-të, gati dy vjet para se të ngordhte, por nuk ia doli të festonte ditëlindjen e 32-të. Michele e mori “Rubble” si një kotele për ditëlindjen e saj në maj 1988 dhe nuk ishin ndarë që atëherë me të.