Profesori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Binak Gërguri, është ndarë nga jeta.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Arsmit, përmes një postimi në Facebook, ku kanë shprehur dhimbjen e thellë për lajmin për vdekjen e kolegut dhe bashkëpunëtorit.
“Kolegu Binak Gërguri dha një kontribut të shquar përmes angazhimit të tij në procesin e hartimit të kurrikulave, si një nga proceset kyçe të ngritjes së cilësisë në arsim.
Z.Gërguri do të mbahet mend për profesionalizmin, bujarinë dhe urtësinë e tij, të cilat do të bëhen frymëzim për kolegët dhe bashkëpunëtorët.
Jeta dhe veprimtaria e tij ishin të lidhura me arsimin, andaj do ta kujtojmë gjithmonë përmes punës të cilën e ka lënë pas, si një njeri i proceseve të rëndësishme të kësaj fushe.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Gërguri, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën!” – thuhet në telegramin e ministres Arbërie Nagavci.