Një prift italian, i cili dha një respirator të frymëmarrës një pacient të ri të koronavirusit – të cilin ai as që e njihte – bëhet e ditur se ka vdekur nga sëmundja.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Giuseppe Berardelli, 72 vjeç, vdiq në spitalin në Lovere, Bergamo – një nga qytetet më të goditur në Itali.
Giuseppe Berardelli, prifti kryesor në qytetin Casnigo, vdiq javën e kaluar në spitalin Lovere.
Sipas spitalit, ai refuzoi të përdorte një respirator të frymëmarrës që famullitë e kishin blerë për të – në vend të kësaj, vendosi t’ia jepte një pacienti të ri.
Banorët e Casnigo u raportua se kishin duartrokitur nga dritaret dhe ballkonet e tyre ndërsa arkivoli ishte marrë për varrosje – edhe pse nuk ishte organizuar ndonjë ceremoni varrimi.
Të martën, Papa Françesku drejtoi një lutje për mjekët dhe priftërinjtë e ndjerë, “duke falënderuar Zotin për shembullin e tyre heroik në shërbimin e atyre që ishin të sëmurë”.