Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë pasi u përplas për vdekje nga një makinë tip “peugeot” në Itali.
Mediet fqinje raportojnë se viktima është shtetasi Veismail James, 16-vjeç.
Mësohet se makina drejtohej nga shtetasja me inicialet C.S, e cila nuk ishte me kombësi italiane.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por dyshimet e para të autoriteteve janë se drejtuesen e makinës mund ta ketë zënë gjumi, por mbetet ende në kuadrin e dyshimeve.
Tashmë pritet edhe rezultati ia utopsisë së viktimës, për të dalë në një përfundim.