Fjalë Kyçe

Ndërron jetë drejtori i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci

Ndërron jetë drejtori i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare, Nazmi Mikullovci, drejtor dhe kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë djali i tij, Besimi në “Facebook”.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”

Të nderuar familjarë dhe miq.

Ju njoftojmë që sot, me datë 3 mars 2023, e Premte, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Bashkëshorti, Baba, Vëllau, Gjyshi, Nazmi Ramadan Mikullovci”, thuhet në njoftimin e të birit.

Mikullovci, 79 inxhinier me profesion ka qenë i angazhuar pas luftës deri në vitin 2008 edhe si Drejtues i “Trepçës” dhe kryesues i Komitetit për Industri në Lëvizjen Vetëvendosje.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 12:00 në varrezat e Prishtinës.