Drejtori i spitalit në epiqendrën e coronavirusit të Kinës ka vdekur vetë nga sëmundja.
Kështu së paku shkruajnë media si The Telegraph dhe të tjera, sipas të cilave, Dr. Liu Zhiming, drejtor i Spitalit Wuhan Wuchang, vdiq sot nga virusi i quajtur zyrtarisht COVID 19, përcjell Telegrafi.
Numri i vdekjeve nga coronavirusi në territorin e Kinës arriti në 1.770 të dielën, me 105 më shumë nga një ditë më parë, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në vend.
Gjithashtu është bërë e ditur se numri i vdekjeve të reja në provincën qendrore Hubei të Kinës nga shpërthimi i coronavirusit u rrit me 100 që nga e diela.
Veç këtyre është thënë se në të gjithë territorin e Kinës, kishte 2.048 infeksione të reja të konfirmuara të dielën. Numri i përgjithshëm deri më tani ka arritur në 70.548.
Rritja e fundit në numrin e rasteve të reja të raportuara të coronavirusit në Hubei pas dy ditësh të rënies, vjen pasi autoritetet vendosën kufizime të reja të ashpra në lëvizje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.