Fjalë Kyçe

Ndërron jetë e bija e Nelson Mandelës

Ndërron jetë e bija e Nelson Mandelës

Zindzi Mandela, vajza e ikonave të luftës kundër aparteidit në Afrikën e Jugut, Nelson Mandelës dhe Winnie Madikizela-Mandelës, ka vdekur, njoftoi televizioni publik SABC.

Ajo vdiq në Johannesburg të hënën në mëngjes në moshën 59 vjeç, transmeton Syri. Vdekja është konfirmuar nga një burim i familjes, raporton SABC.

Ajo ishte ambasadorja e Afrikës së Jugut në Danimarkë në kohën e vdekjes së saj. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur.

“Vajza 59-vjeçare e ish presidentit Nelson Mandela dhe luftëtares së vendosur Winnie Madikizela-Mandela, ndërroi jetë në një spital të Johannesburgut në orët e para të këtij mëngjesi,” tha SABC.

Ajo ishte fëmija i gjashtë i Nelson Mandelës dhe i dyti i tij me Winnie Madikizela-Mandelën.