Fjalë Kyçe

Ndërron jetë i riu i cili u shkel nga treni afër kazermës “Adem Jashari”

Ndërron jetë i riu i cili u shkel nga treni afër kazermës “Adem Jashari”

Mbrëmë rreth orës 23:15 ka ndërruar jetë I.H, 20 vjeçar i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra pasi ishte goditur nga treni më 21 shkurt të këtij viti afër kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë.

Rastin për Gazetën Alo e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i QKUK-së nga Zyra për Media, Shpend Fazliu.

“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor i mjekimit intensiv qëndror ai nuk ka arritur të mbijetoi. Mbrëmë në 23.15 pacienti ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Aksidenti i rëndë ka ndodhur më 21 shkurt në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prsihtinë.

I ndjeri për disa ditë rresht është trajtuar në spital por gjendja e tij shëndetësore qe e rëndë edhe pas operacioneve që ai iu nënshtrua./Gazeta Alo/