Fjalë Kyçe

Ndërron jetë Michael Collins, astronauti që mori pjesë në misionin Apollo 11

Ndërron jetë Michael Collins, astronauti që mori pjesë në misionin Apollo 11

Astronauti amerikan Michael Collins, i cili mori pjesë në misionin e parë Apollo, u nda nga jeta sot në moshën 90-vjeç, njoftoi familja e tij.

Ai u zgjodh anëtar i misionit Apollo 11 së bashku me Neil Armstrong dhe Edwin Aldrin.

Në atë mision, ai operonte një modul komandues në orbitë rreth Hënës, ndërsa dy astronautë të tjerë zbarkuan në satelitin e vetëm të Tokës me një modul hënor.

Ai është një nga 24 personat që udhëtuan në Hënë.