Fjalë Kyçe

Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare shkrimtari spanjoll Carlos Ruiz Zafón

Ndërron jetë në moshën 55-vjeçare shkrimtari spanjoll Carlos Ruiz Zafón

Shkrimtari spanjoll me famë botërore Carlos Ruiz Zafón ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare në Los Anxhelos pas një beteje të gjatë me kancerin.

Një ndër romanet e tij më të famshëm është “La Sombra del viento” (përkthyer si Hija e Erës), i botuar në 2001 në mbi 50 vende të botës.

I lindur më 1964, Zafón jetoi në një apartament në Barcelonë pranë bazilikës së mirënjohur Sagrada Familia. Arkitektura e veçantë e qytetit ku ai kaloi një pjesë të madhe të jetës, i shërbeu si frymëzim për romanet e tij, të cilat kishin shpesh krijesa mitologjike si për shembuj dragonjtë.

Zafón ndoqi shkollën për teknologji informacioni, por pasioni i tij i madh ishte kinemaja.

Ai shkroi dhe disa skenarë, megjithatë korri famë kryesisht si novelist.

Pasi punoi për një sërë agjenci reklamash, ai iu dedikua letërsisë, ku fitoi dhe çmim për librin e tij të parë me titull “Princi i Mjegullës” në 193.

Hija e Erës, romani i tij më i famshëm, ishte vepra e tij e parë për të rritur.

Në 1994, Zafón u shpërngul në Los Anxhelos.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ishte një ndër personalitetet që shprehu ngushëllimet e tij për largimin nga jeta të autorit.

“Një nga shkrimtarët e lexuar dhe admiruar më shumë të Spanjës u largua prej nesh”, shkruan kryeministri spanjoll në Twitter.