Fjalë Kyçe

Ndërron jetë një këmbësor në Istog pasi goditet nga vetura e aksidentuar

Ndërron jetë një këmbësor në Istog pasi goditet nga vetura e aksidentuar

Sot rreth orës 14:44 në Komunën e Istogut një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes nga aksidenti që ka ndodhur në mes dy veturave.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Sinjalin, se nga ky aksident tre persona nga veturat e aksidentuara dhe këmbësori kishin pësuar lëndime.

Mirëpo, këmbësori ka ndërruar jetë dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ndërsa, dy të lënduar janë udhëzuar në spitalin rajonal në Pejë kurse njëri në QKUK në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet policore dhe prokurori kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për abduksion.