Fjalë Kyçe

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Avni Hyseni

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Avni Hyseni

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë luftëtari i UÇK-së, Avni Hyseni.

Tashmë i ndjeri, kishte shumë ditë i shtritë në QKUK nga gjendja e rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur, vëllai i tij, Adnan Hyseni, i cili kishte shitur edhe shtëpinë për të mbledhur paratë që nevojiteshin për shërimin e tij.

Avni Hyseni, në gjendje të rëndë shëndetësore, vëllai i tij qet gjithë pasurin në shitje për ta shëruar.

Adnan Hyseni është afaristi nga Peja që kishte udhëhequr shumë aksione humanitare për të ndihmuar familjet në nevojë. Aksionet e tij u ndërprenë kur vet Adnanin u përballë me një sëmundje, por fatmirësisht pas një trajtimi ai u shërua.

Avni Hyseni, ka qenë luftëtari i luftës në Kosovë dhe asaj në Preshevë. Ai po ashtu ka qenë edhe truproje e kryeministrit Ramush Haradinaj në kohën para se ai të ftohej në Hagë.

Ky është postimi i vëllait të tij, Adnanit:

“LAVDI luftetar, ushtaret e vertet nuk vdeesin kurr. VLLA ti vetem ike ne amshim e kur Allahu vendos me e afru evladin e vet na veq AMIN ja bojm. Ma bon hallall qe smujta met nejt gati qysh ti e meritove. LAVDI ushtarit te UÇK-se dhe UÇPMB”.