Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) sot do të mbajë konferencë për media me temë “Ndikimi i taksës 100% në ekonominë e Kosovës”.
AKB-ja do të prezanton pjesën e dytë të hulumtimit që ka të bëjë me “Ndikimin e taksës 100 % në Ekonominë e Kosovës”.
Gjatë konferencës do të publikohen të gjeturat, se sa ka ndikuar në prodhimtarinë vendore kjo taksë si dhe në rritjen e punësimit, nga cilat vende po zëvendësohet importi nga Serbia, sa ka ndikuar në rritjen e çmimeve për konsum kjo taksë dhe shumë të tjera do të informoheni sot gjatë konferencës për media.