Fjalë Kyçe

Ndodh edhe kjo: Policia arreston njeriun e gabuar, e kuptuan vetëm pasi e dërguan në stacion policor

Ndodh edhe kjo: Policia arreston njeriun e gabuar, e kuptuan vetëm pasi e dërguan në stacion policor

Policia e armatosur që kërkonte një burrë në lidhje me disa të shtëna, bastisi një shtëpi në Oldham vetëm për të arrestuar personin e gabuar – i cili ka të njëjtin mbiemër me të dyshuarin.

Sipas mediave britanike, oficerët e policisë së West Yorkshire që po kërkonin Kashif Hussain, 43 vjeç, në lidhje me një incident me armë zjarri në Bradford muajin e kaluar, bastisën shtëpinë e familjes së Shazad Hussain në fillim të kësaj jave dhe arrestuan atë dhe vëllain e tij.

Shazad Hussain, 39 vjeç, ishte në shtëpinë e tij të mërkurën në mbrëmje (9 shkurt) kur pa policë të armatosur jashtë dritares së tij të përparme.

Dyshja, të cilët u liruan pa akuza, thonë se nuk kanë lidhje me Kashif Hussain dhe policia më pas u ka kërkuar falje, shkruan dailymail transmeton telegrafi.

“Në fillim mendova se dikush po përpiqej të më grabiste. Pastaj një oficer erdhi me një armë drejtuar nga unë. Ai bërtiste: ‘Policë të armatosur, shtrihuni në dysheme’.

“Nuk jam përpjekur të luftoj me ta. Nuk më dhanë mundësinë as të flisja. Ata thjesht më rrëzuan përtokë”.

Policia është në kërkim të Kashif Hussain (në foto)

Ai tha se bastisja la familjen e tij, duke përfshirë djalin e tij 8-vjeçar autik dhe djalin 18-muajsh të shokuar.

Pas kësaj, Sharaz u dërgua në stacionin e policisë Ashton-under-Lyne, ku u fotografua dhe u fut në një qeli.

Ai dhe vëllai i tij janë liruar së bashku rreth orës 23:30.

“Rreshteri na tha: Nuk po akuzohesh, na vjen keq, je i lirë të shkosh”, ka rrëfyer në fund Sharaz.