Me ardhjen e pranverës nuk kanë lulëzuar vetëm pemët në Çabiq të Klinës. Aty bari doli edhe nga asfalti.
Bimëve iu deshën më pak se pesë muaj për të shkatërruar asfaltin. Asfaltimi i rrugës Çabiq – Ujmirë ishte bërë nga Komuna e Klinës, në dhjetorin e vitit të kaluar. Por pa kaluar gjysmëviti, problemet për vendasit u rikthyen.
Këto foto dëshmojnë më së miri se si përfundoi asfalti që u pagua nga komuna.
Rreth 900 banorë të këtij fshati që nga viti 2013 kishin deklaruar si prioritet ujësjellësin ndërkohë që vitin e kaluar në vend të tij fituan këtë rrugë. Megjithatë, problemet e tyre duket se do të vazhdojnë ende.