Fjalë Kyçe

Në 6 muaj pandemi, Covid-19 shkakton rreth një milion viktima dhe 27 milion të infektuar

Në 6 muaj pandemi, Covid-19 shkakton rreth një milion viktima dhe 27 milion të infektuar

Sot bëhen gjashtë muaj që kur koronavirusi u etikua si një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më 11 mars, shefi i OBSH-së Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se ishte i shqetësuar nga niveli alarmant i mosveprimit nga qeveritë e shteteve.

Ai u bëri thirrje atyre të ndryshohin rrjedhën e shpërthimit duke ndërmarrë masa urgjente dhe agresive ndaj këtij armiku të padukshëm.

Disa vende kanë treguar se ky virus mund të shtypet dhe të kontrollohet”– tha ai

Vetëm disa orë më vonë nga thirrja e tij, Italia njoftoi bllokimin e të gjithë vendit. Italia  dhe Irani ishin epiqendra e shpërthimit në atë kohë, ndërsa Kian dhe Koreja e Jugut kishin kaluar tashmë rrezikun e tyre.

Pikërisht, gjashtë muaj më vonë, rastet e të infektuarëve po rriten në shumë vende. Disa vende që arritën të kontrollojnë numrin e rasteve tani po përballen me një rritje përsëri.

Më shumë se 27 milion raste janë konfirmuar globalisht dhe numri i personave që kanë humbur jetën është afër një milion. SH.B.A deri tani ka numrin më të lartë të vdekjeve me më shumë se 191.000 persona, ndiqet nga Brzili, India dhe Meksika.