Fjalë Kyçe

“Ne e patëm lënë punën në institucione atëkohë, veç Bedria punojke në Doganë”- rrëfimet e bashkëfshatarëve për spiunin kosovar të Serbisë

“Ne e patëm lënë punën në institucione atëkohë, veç Bedria punojke në Doganë”- rrëfimet e bashkëfshatarëve për spiunin kosovar të Serbisë

Bedri Shabani është njëri nga të arrestuarit pasi dyshohet të jetë spiun i BIA-s serbe.
Gazetari i lajmi.net, Selim Miftari ka vizituar fshatin Firajë, nga ku Bedri Shabani vjen dhe ka jetuar si dhe ka biseduar me bashkëfshatarët e tij.

Duke qenë anonim, ata kanë treguar se gjatë kohës së luftës kur të gjithë e kishin lënë punën në institucione si në arsim e të tjera, Bedria vazhdonte të punonte në Doganë.

“Kërkush nuk ishte në katun, veç UÇK në bjeshkë e Bedria shkojke në punë kërkush nuk e ngucke”, ka thënë njëri nga bashkëfshatarët.

Ata gjithashtu kanë treguar se kur serbët iu kishin thënë të gjithëve të largoheshin nga shtëpitë e tyre, të gjithë fshatarët ishin larguar përveç familjes së Bedri Shabanit. Sipas këtyre fshatarëve kur njëri nga ta ishte kthyer në shtëpi të kontrollonte shtëpinë, serbët e kishin vrarë.

Fshatarët e fshatit Firajë kanë treguar për lajmi.net se gjatë kohës së luftës UÇK e kishte ndaluar njëherë por pastaj e kanë lëshuar.
https://www.facebook.com/watch/?v=2139315139764638