Ka filluar në Francë testimi klinik i trajtimeve eksperimentale për shërimin nga virusi Covid-19. Pritet që në këtë proces të përfshihen rreth 800 pacientë.
Njoftimi për fillimin e testimit klinik erdhi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit dhe Hulumtimeve Mjekësore, që do të jetë edhe organ koordinues i procesit.
Testimi është duke u udhëhequr nga Florence Ader, specialiste e sëmundjeve ngjitëse në një spital të qytetit Lyon. Ajo tha se në testim do të përfshihen disa lloje të substancave, përfshirë remdesivirin, lopinavirin dhe ritonavirin dhe hidroksiklorokinën.
Kjo e fundit është përbërës kryesor i ilaçit që është përdorur për ta luftuar malarien dhe gjendet në treg edhe tani, shkruan “Anadolu”.