Fjalë Kyçe

Në Gjermani rriten rastet me koronavirus, “fajësohen” Ballkani Perëndimor e Turqia

Në Gjermani rriten rastet me koronavirus, “fajësohen” Ballkani Perëndimor e Turqia

Rastet e ditore me COVID-19 në Gjermani kanë arritur në mbi 1.000 për herë të parë që nga maji, duke bërë që qeveria gjermane ta bëjë të detyrueshëm testimin për udhëtarët që kthehen nga vendet me rrezik për infektim.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, për rritjen e rasteve ka akuzuar qytetarët të cilët po kthehen nga shtetet e tjera, e sidomos ata nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia.

Spahn ka thënë se ka rritje të rasteve pozitive te njerëzit që po kthehen në Gjermani nga këto zona.

Nga e shtuna udhëtarët që kthehen në Gjermani do të jenë të detyruar të testohen për koronavirus, shkruan The Guardian të enjten.

Ndërkaq, dy ditë më parë, të dhënat e Institutit “Robert Koch” kanë treguar numër të lartë të kosovarëve të infektuar të cilët janë futur në Gjermani në katër javët e fundit.

Saktësisht 608 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.