Autoritetet komunale të Gjilanit kanë bërë të ditur se po rritet numri i personave pa kujdes familjar.
Por në Shtëpinë e Pleqve, shkaku i kritereve, nuk mund të vendosen në strehimore. Nga Komuna e Gjilanit në strehimore janë vendosur 8 persona të moshuar, kurse nga Komuna e Kamenicës janë vendosur 3 njerëz të moshuar dhe 3 persona të moshuar pa përkujdesje janë vendosur në strehimore, të cilët janë nga Komuna e Vitisë.
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Gjilanit, Mursel Zymberi, ka thënë se nga puna në terren kanë indetifikuar mbi 20 raste të personave të moshuar, të cilët nuk kanë përkujdesje.
Ai thotë se me finalizimin e fshatit social në Komunën e Gjilanit do të bëhet e mundur transferimi i rasteve të personave të njerëzve të moshuar nga Prishtina në Gjilan.