Në Itali, mosha ka kohë që cilësohet vetëm një numër, pasi qytetarët do të konsiderohen “të moshuar” pas moshës 75 vjeç.
Vendimi është marrë nga Kongresi Kombëtar i Shoqërisë Italiane të Gerontologjisë dhe Geriatricisë (SIGG) në Romë.
“Një 65 vjeçar, sot ka aftësinë fizike dhe njohëse të një 40-45 vjeçari dhe një 75-vjeçar ka atë të një 55-vjeçari në 1980”, tha Niccolo Marchionni , një profesor i gerontologjisë në Universitetin e Firences.
Italianët tani jo vetëm që po jetojnë më gjatë, por po qëndrojnë më të shëndetshëm për një kohë më të gjatë.
Sipas hulumtimeve të cituara në kongres, nëntë nga dhjetë të moshuarit italianë janë në shëndet të mirë dhe një në tre bëjnë stërvitje fizike, ndërsa tetë nga dhjetë thonë se janë të kënaqur me jetën e tyre.
Krahasuar me një shekull më parë, jetëgjatësia e jetës në Itali është rritur me 20 vjet.
Geriatriacianët përcaktojnë “vjetërsinë” si përshtatje ndaj ndryshimit të demografisë dhe përparimeve në mjekësi.
Në Itali, anketat statistikore sugjerojnë se jetëgjatësia mesatare e femrave është 85 vjeç dhe 82 deri 83 për meshkujt.
“Nga realiteti shohim që një person i cili është 65-vjeçar sot nuk mund të perceptohet si i vjetër”, tha Marchionni./dita