Je beqare dhe kërkon të kesh një të dashur sa për të bërë foto në qytetin e përjetshëm, në Romë?
Tashmë mund të merrni me qiranjë “Instagram Boyfriend” (të dashur Instagrami). Personi në fjalë do t’ju shoqërojë dhe do të bëjë me ju gjithë fotot që dëshironi, teksa vizitoni kryeqytetin e Italisë.
Kjo iniciativë ka nisur nga agjencia turisitke amerikane “Roma Experience”, e specializuar në njohjen e qyteteve italiane.
I dashuri fallco, i cili në të vërtetë është një fotograf profesionist, kushton 350 euro për 3 orë.
Por jo vetëm kaq. Atë mund ta përdorni edhe për të bërë foto romantike, si ti dëshironi ju.
Turi privat, i cili përfshin monumentet më të rëndësishme të kryeqytetit, Cappella Sistina, Vatikani, Koloseu, kushton 735 euro. Nëse doni të keni me vete edhe “të dashurin e Instagramit”, duhet të shtoni edhe 350 euro të tjera.
Një investim i vërtetë, por që ndryshe nga i dashuri real, ky që do të merrni me qira nuk ankohet dhe nuk bën gjë tjetër veçse ju kënaq duke ju realizuar foto perfekte, duke qenë se është fotgraf profesionist.