Fjalë Kyçe

Në këtë shtet dalin në shitje shtëpitë guaskë

Në këtë shtet dalin në shitje shtëpitë guaskë

Në Raon l’Etape, në rajonin lindor të Francës, Vosges, 11 shtëpi flluska, të ndërtuara nga arkitekti zviceran Paskal Hauserman, do të dalin në ankand.

Çmimi fillestar është 100 mijë euro dhe pronari aktual, Lorens Euvrard, dëshiron të gjejë një blerës që do të ishte në gjendje ta rikthente në jetë këtë vend, ashtu siç ai e meriton, transmeton lajmi.net.

“Çdo gjë është ndërtuar në forma rrethore dhe në dritare mahnitëse, që ofrojnë një panoramë shumë të bukur të natyrës dhe lumit”, tha Laurence Euvrard, pronar i Museumotel.

Sipas konceptit të krijuesit, kur je brenda një flluske, ke një ndjesi të madhe mirëqenieje.

“Ne kemi përjetuar gjëra të mrekullueshme këtu në mesin e flluskave, bashkë me klientët tanë. Është e vërtetë, që të gjithë ata që largoheshin, ishin të mrekulluar. Të gjithë ishin të lumtur në këto bulëza”, tha Laurence Euvrard, pronar i Museumotel.

Pronari thotë se shpreson që të gjendet një blerës që do të jetë në gjendje ta mbajë gjallë këtë vend.