Fjalë Kyçe

Në këtë vend zbulohet bleta më e madhe në botë

Në këtë vend zbulohet bleta më e madhe në botë

Rizbulohet bleta më e madhe e botës, e cila rezultonte e zhdukur nga shkencëtarët prej më shumë se 40 vjetësh. Specia, “megachile Pluto”, e njohur edhe si bleta gjigande Wallace, është rreth katër herë më e madhe se ajo evropiane. Është vlerësuar të ketë një krah prej rreth 2.5 inç dhe ka thumb të madh, të cilin e përdor për të mbledhur rrëshirë dhe shkopinj për fole.

Bleta gjigande e Wallace u zbulua nga natyralisti britanik Alfred Russel Wallace gjatë një udhëtimi ekspeditë në ishullin indonezian “Bacan”, në 1858. Ai e gjeti bletën ditën e fundit të eksplorimit të ishullit. Duke e përshkruar atë, tha se ishte një “insekt i madh, me ngjyrë të zeze. Kishte nofulla të mëdha”, transmeton “Gazeta Shqip”.

Herën tjetër bleta u pa në vitin 1981 kur entomologu amerikan Adam Messer, i cili njoftoi se ajo ekzistonte si specie në tre ishuj të ndryshëm indonezianë. Gjatë kësaj kohe, shkencëtari dokumentoi disa aspekte të sjelljes së bletës; mënyra si ajo ndërton folenë brenda pirgjeve të dheut të termiteve. Që atëherë, speciet rezultonin të humbura nga shkenca.

Për ta rizbuluar atë, një ekip ekspeditash i udhëhequr nga Clay Bolt dhe Eli Wyman udhëtuan në ishullin indonezian të “Moluccas”. Ata e kaluan kohën rreth kodrave të termiteve, duke shpresuar që të kapnin një paraqitje të shkurtër të species së pakapshme. Pas pesë ditësh, ekipi erdhi zbuloi një femër të vetme që jetonte brenda një fole të termitesh në një pemë, tetë metra mbi tokë. “Ishte absolutisht e mahnitshme të shihje këtë. Nuk ishim më të sigurt nëse ekzistonte më. Nuk kishim prova të tjera, që të thoshim se ajo ekzistonte sërish. Kur dëgjuam tingujt e krahëve gjigandë që fluturonin mbi kokën time, ishte thjesht e pabesueshme “, tha Bolt në një deklaratë.