Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar për agjendën që ka sot.
Përmes një njoftimi drejtuar mediave, është bërë e ditur se agjenda e kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli, fillon nga ora 14:00.
Tubimi i parë do të bëhet me qytetarët e Komunës së Shtërpcës.
Pastaj nga ora 15:30, me qytetarët e Hanit të Elezit.
Pas Hanit të Elezit, PDK-ja do të mbajë tubim në Komunën e Kaçanikut prej orës 16:30.
Prej orës 18:00, ndërkaq do të ketë tubim me qytetarët e Ferizajt, derisa në orën 19:30 tubim në Shtime.