Reshjet e dendura të borës në vendin tonë tash e sa ditë, kanë shkaktuar shumë aksidente dhe tollovi në trafik.
Gjendje e rëndë paraqitet edhe në pikëkalimet kufitare të Kosovës, disa prej të cilave janë të kalueshme me vështirës.
Kështu, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në ora 08:05, rruga Fusha e Pajtimit-Glloboçicë dhe Gjakovë-Qafa e Prushit kanë qenë të kalueshme me vështirësi.
Kurse, rruga Pejë-Kullë, zona mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka qenë e mbyllur për kamiona.
Më poshtë tabela me gjendjen e rrugëve.