Fjalë Kyçe

Në Kinë gjendet koronavirusi i ri në produkte të ngrita të detit

Në Kinë gjendet koronavirusi i ri në produkte të ngrita të detit

Autoritetet në Kinë thonë se kanë zbuluar koronavirusin e ri në paketimin e ushqimit të ngritë të detit të importuar që ka ardhur nga qyteti bregdetar Dalian, njofton agjencia Reuters.

Virusi është gjetur në paketimet e ushqimit të ngritë të detit të sjella nga tri kompani në Yantai, një qytet bregdetar në provincën lindore Shandong.

Qeveria e qytetit Yantai në komunikatë ka njoftuar se ushqimi i detit ishte nga një dërgesë e importuar që kishte arritur në Dalian, por nuk ka treguar se nga e ka origjinën.

Në korrik, doganierët në Dalian, qytetin e madh bregdetar në provincën verilindore të Liaoning, zbuluan koronavirus në paketimin e karkalecave të ngrirë që ishin importuar nga Ekuadori dhe Kina pezulloi importet nga tri kompani ekuadoriane që merreshin me karkaleca.

Disa nga ushqimet e detit që tri kompani nga Yantai kishn blerë ishte përpunuar për eksport, ndërsa pjesa tjetër ishte mbajtur e deponuar dhe nuk ishte futur në treg, ka njoftuar qeveria e Yantait.

Kur është pyetur nëse ushqimi i detit i përpunuar është eksportuar, anëtarët e stafit kanë refuzuar të tregojnë dhe kanë thënë të pyetet qeveria e Yantait.

Nga autoritetet thonë se ushqimi është izoluar. Të gjithë që janë marrë me ushqimin janë në karantinë dhe kanë rezultuar negativ.

Përhapja e fundit e koronavirusit në Dalian ka nisur në fund të korrikut, ku rastet e para u regjistruan në një kompani të përpunimit të ushqimit të detit. Deri më 9 gusht, Dalian raportoi në total 92 raste.

Koronavirusi i ri besohet se ka filluar në një treg të ushqimit të detit dhe kafshëve të egra në qytetin Wuhan vitin e kaluar.