Në shkollë Ekonomike-byroteknike të Zarës, dje një djalë i klasës së parë të shkollës së mesme me një objekt të skuqur në formë të shkronjës ‘U’ tekstualisht e ka damkosur kolegen e tij shqiptare
Vajza ka fituar të djegura në dorë, ndërsa djali është djegur në qafë.
“Ai nxënës ishte ulur prapa meje dhe me njëfarë objekti të nxehtë ma ka shtypur dorën e djathtë dhe ma ka bërë një djegie në formë të shkronjës ‘U’. Këtë ia ka bërë edhe një djali pranë meje dhe më ka thënë: ‘Tash e ke tatuazhin dhe mund të lëvdohesh se je ustashe”, ka thënë 15-vjeçarja, e cila në takim me drejtorin ka shkuar me të atin e saj, Adem Shala, anëtar i dalluar i komunitetit shqiptar në Zarë.
Ai edhe i ka njoftuar mediet.
Adoleshentja ka thënë se këtë e ka bërë nga monotonia dhe për të luajtur, bëjnë të ditur mediet kroate, transmeton gazetametro.net
“Njëherë kam dashur t’i tregoj profesoreshës së çka më ka ndodhur, por një vajzë është kërcënuar se do të më lëndojë e të më varë nëse i them dikujt, sepse kjo u bëhet ‘drukerëve’. Por, në orën e fizkulturës, me rrobë më mëngë të shkurtër, profesoresha e ka vërejtur të djegurën dhe më pa pyetur çfarë ka ngjarë. Atëherë i kam treguar dhe më ka dërguar te pedagogia, e cila ama ka lyer dorën dhe e ka ftuar kujdestaren e klasës”, ka treguar e frikësuat nxënësja, e cila pasdite ka qenë të mjeku.
Mjekët i kanë thënë se shenja do t’i mbetet përgjithmonë.
Drejtori i shkollës ka thënë se ky nuk është incident i madh dhe se ata janë pajtuar.