Fjalë Kyçe

Në Kroaci po përhapet varianti britanik i koronavirusit

Në Kroaci po përhapet varianti britanik i koronavirusit

Në Kroaci janë regjistruar 2422 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 20 të vdekur si pasojë e COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë së Kroacisë është bërë e ditur se deri dje janë dërguar 2632 mostra për të analizuar mëtutje dhe në 67 për qind e mostrave është konstatuar varianti britanik i koronavirusit.

“Rritja e numrit të infektuarve tregon se sa e rëndë është situata”, ka thënë ministri kroat i Shëndetësisë, Willy Berosh.