Nisin homazhet për Arian Dacin, në Kuvendin e Kosovës
Në hollin e Kuvendit të Kosovës kanë filluar homazhet pranë arkivolit të zv.ministrit të Diasporës, Arian Dacit
Në homazhe po qëndrojnë familjarët e Dacit, babai Nexhat Daci, nëna, motrat, bashkëshortja si dhe familjarë të tjerë.
Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.
Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë.
Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar. Për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Brezovicë, për dy ditë, është mbyllur pista e skijimit.
Ndërkohë, ish-zëvendësministri i Diasporës, varroset sot në orën 13 në lagjen Arbëri, në Prishtinë, me nderime shtetërore.