Fjalë Kyçe

Në mungesë të kuorumi dështon mbledhja e Komisionit për tekstet shkollore

Në mungesë të kuorumi dështon mbledhja e Komisionit për tekstet shkollore

Partitë opozitare nuk ishin prezentë në Komisionin Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore, me ç’rast mbledhja dështoi në mungesë të kuorumi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, u shpreh se komisioni është formuar nga vetë opozita për të vërtetuar “fakte të pabaza”.

“Kërkesa është bërë para një jave nga kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj dhe sot nuk është i pranishëm. Plani ka paraparë që deri në fund të korrikut të intervistohen të gjithë dëshmitarët. Ftesat janë dërguar tek të gjithë dëshmitarët, e shohim që kryesuesi nuk është ardhur dhe as zëvendës kryesuesi. Vështirësitë që i ka opozita për me i vërtetuar faktet e tyre të pa baza. Ne nuk duhet të jemi shkaktar për të propozuar komisione vend pa vend. Komisionet kërkojnë mprehtësi të gjetjeve të fakteve, dhe kërkon shumë punë. Ne kemi dashur që të tregojmë faktet e këtij komisioni hetimor”, ka deklaruar Muja, shkroi EO.

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin vetëm katër deputetë të VV-së, Armend Muja, Mefail Bajqinovci, Arjeta Fejza dhe Arbër Rexha.

Një ditë më parë, Dreshaj, njëherit kryesues i komisionit, u ankua se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë “puç”, pasi u tha se partia në pushtet e ka caktuar një kryesues tjetër.