Fjalë Kyçe

Në QKUK kryhet për herë të parë të parë ky intervenim

Në QKUK kryhet për herë të parë të parë ky intervenim

Në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për herë të parë është realizuar me sukses operimi “REDO” i zëvendësimit të valvulave aortale dhe mitrale.

Sipas mjekëve kardiokirurgë, pacientja e moshës 58 vjeçare është paraqitur me ankesa të mëdha të frymëzënies dhe kufizimit të aktiviteteve ditore.
Intervenimit të parë të kësaj natyre, ajo iu nënshtrua në vitin 2005 jashtë vendit.

Me udhëzim të mjekëve, pacientja është liruar në shtëpi, me një gjendje shëndetësore stabile.