Një qytetar ka raportuar se në Klinikën e Gjinekologjisë nuk ka penj për të kryer intervenimet gjinekologjike.
Ai tha se është detyruar të blej penjtë në barnatore private në mënyrë që procedura e intervenimit të kryhet te gruaja e tij, raporton, KALLXO.com
Që nga paslufta, asnjëherë spitalet publike në Kosovë nuk kanë arritur ta përmbushin listën esenciale të barnave 100 për qind. Si rrjedhojë, vazhdimisht ka pasur mungesë të tyre dhe pacientët detyrimisht janë obliguar që gjatë trajtimit t’i blejnë vetë ato.
Ndryshe, rreth 30 milionë euro kanë qenë të ndara gjatë vitit 2018 për barna dhe material shpenzues në sektorin publik shëndetësor në Kosovë, shumë kjo rreth 30 për qind më e madhe se vitet paraprake.
Por, as këto mjete, siç thonë zyrtarë shëndetësorë, nuk janë të mjaftueshme për t’i mbuluar nevojat e pacientëve.