Gjykata Themelore e Gjakovës e kishte dënuar me 24 vjet burgim Pjetër Ndrecajn pasi që ai ishte gjetur fajtor për vrasjen e gruas dhe vajzës. Por me këtë nuk ishin pajtuar Prokuroria Themelore. Prokurori i rastit kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit.
Apeli e ka gjetur si të bazuar ankesën e Prokurorisë, pasi e ka dënuar Ndrecajn me burgim të përjetshëm.
E këtë vendim të Apelit nuk ka dashur ta komentojë avokatja e Pjetër Ndrecajt, Fehmije Zhubi.
Por, kjo nuk është e tëra çfarë po ndodh me këtë rast.
Prokuroria është duke hetuar edhe disa policie të cilët dyshohet se e kanë keqpërdor pozitën zyrtare.
Përveç policëve sipas kryeprokurorit Selimaj ka edhe persona të tjerë të cilët do të intervistohen nga Prokuroria.
Ndërkohë, tashmë nga Gjakova janë larguar familjarët e të ndjerës Valbona Ndrecajt.
Por vëllai i saj, Shkelzen Marku ka thënë për gazetën Ekspress se masa që i është caktuar kryesit të veprës nuk ia heq dhimbjen që kanë motrën dhe mbesën.
Vëllai i Valbonës thotë se nuk kanë marrë ndihmë nga askush e madje nuk u është ofruar as siguri e për këtë janë detyruar që të ikin nga Kosova.