Kimberly Guilfoyle — ish-prezantuese e Fox News, aktualisht e dashura e Donald Trump Jr. — i është bashkuar ekipit të fushatës për rizgjedhje të presidentit Donald Trump në rolin e këshilltares së lartë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ekipi, nëpërmjet një komunikate për media.
Guilfoyle, e cila ka shërbyer si zëvendëskryetare e një organizate politike pro-Trumpit, është zgjedhur në pozitën e re, teksa një numër kandidatësh demokratë po garojnë për të sfiduar Trumpin në zgjedhjet presidenciale të 2020’s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Presidenti Trump ka një histori të pastër të arritjeve dhe të mbajtjes së premtimeve, teksa ai po vazhdon Ta Bëjë Amerikën Madhështore Përsëri”, ka thënë menaxheri i fushatës së Trumpit, Brad Parscale.
“Këto inkuadrime të jashtëzakonshme në ekipin për rizgjedhje do të na ndihmojmë të lidhemi me votuesit dhe të sigurojmë fitoren”, ka deklaruar ai.
Guilfoyle dhe Trump Jr. së fundi janë parë duke kërkuar shtëpi për të blerë në lagjen Hamptons, në Llong Ajllënd të Nju-Jorkut.