Fjalë Kyçe

Në Serbi kanë arritur 150 mijë doza të vaksinave të kompanisë “AstraZeneca”

Në Serbi kanë arritur 150 mijë doza të vaksinave të kompanisë “AstraZeneca”

Në Serbi, këtë të diel ka arritur kontingjenti i parë me 150 mijë doza të vaksinave kundër COVID-19 që janë të prodhuara nga kompania AstraZeneca.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ishte në aeroport kur i pranuan vaksinat. Ai para mediave deklaroi se kontingjenti erdhi pas 12 javësh të porosisë duke shtuar se ky është një moment shumë i rëndësishëm për ata, transmeton Klan Kosova.

Ai po ashtu ka deklaruar se për këto vaksina pati një marrëveshje me Britaninë e Madhe dhe Indinë, shkruan Tanjug.