83 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Spanjë në 24 orët e fundit, duke e bërë të martën ditën e tretë rresht në të cilën kanë vdekur më pak se 100 persona, shkruan “The Guardian”.
Rajoni i Madridit mbetet më i prekuri në Spanjë. Në 24 orët e fundit aty vdiqën 31 persona.
Në Kataloni vdiqën 25 persona, si pasojë e koronavirusit.
Deri tash në Spanjë janë regjistruar 232 mijë raste me koronavirus, përderisa 27778 persona kanë vdekur. Spanja, ku ka nisur lehtësimi i masave, është vendi i pestë në botë më i prekur për numrin e rasteve me virus pas SHBA-së, Rusisë, Brazilit e Britanisë së Madhe.