Fjalë Kyçe

“Në vendin tonë nuk do të shkoni në Parajsë”, ushtari ukrainas lyen plumbat me dhjam derri për të vrarë çeçenët

“Në vendin tonë nuk do të shkoni në Parajsë”, ushtari ukrainas lyen plumbat me dhjam derri për të vrarë çeçenët

Një video e publikuar në llogarinë në Twitter të Gardës Kombëtare të Ukrainës tregon momentin kur një ushtar lyen plumbat me dhjam derri, për të vrarë ushtarët çeçenë që janë dërguar për të luftuar krah rusëve në Ukrainë.

Edhe pse video nuk është verifikuar si autentike, ajo është shpërndarë nga faqja e verifikuar në Twitter e Gardës Kombëtare, transmeton a2cnn. Twitter gjithsesi ka vendosur një shënim në video, duke thënë se materiali shkel rregullat e platformës për gjuhën e urrejtjes, por në interes të informacionit publik, video nuk është fshirë.

Në video, ushtari dëgjohet të thotë: “Të dashur vëllezër myslimanë, në vendin tonë nuk do të shkoni në Parajsë. Ju lutem shkoni në shtëpi. Këtu do të hasni në probleme”.