Në shëtitoren në afërsi të urës së Ibrit, në pjesën veriore të Mitrovicës kryerësit e panjohur e kanë shqyer flamurin e Serbisë.
Flamurin e shqyer të Serbisë e cila ishte tentuar edhe të digjet e kanë gjetur qytetarët në shëtitoren e qytetit, lajmëron Radio Kontakt Plus.
Nuk është e njohur se cilët janë kryerësit dhe prej nga është marrë flamuri i cili më pas është shqyer.
Mbi urën kryesore të Ibrit, nga të dyja anët janë stacionuar pjesëtarët e Policisë së Kosovë dhe të KFOR-it dhe mbi urë gjenden shumë kamere të sigurisë.