Shuhet aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur Fabit Beqiri.
Lajmi i trishtë bëhet me dije nga miq dhe të afërm përmes postimeve në rrjete sociale.
“…nën një portokalle moj të ndala unë ty; lulet e limonit moj të binin mbi sy…”. Janë këto vargje që bashkë me veprën e tij artistike do ta bëjnë të pa harruar për të gjithë ne.
“Rrugët e Vlorës kanë qënë të mbushura me limon dhe portokalle. Ne e nisnim ngacmimin te limonët dhe e vazhdonim te pemët e portokalleve, ky ishte dhe kuptimi i agrumeve te kënga që kam shkruar për të bukurën Dashuri”, rrëfente vite më parë pinjolli i fundit i krijimtarisë së muzikës së parë qytetare vlonjate për gazetarin Enrik Mehmeti./abcnews
Teksti i plotë
“Në një portokalle moj”
të ndala une ty
lulet e limonit moj
të binin në sy
Ngrie kokën lartë moj
se më dogji malli
bjente gusha jote moj
aromë portokalli…