Fjalë Kyçe

Nëna e detyroi të bijën të flinte me burra të moshuar për të fituar para për operacione estetike

Nëna e detyroi të bijën të flinte me burra të moshuar për të fituar para për operacione estetike

Moderatori Jeremy Kyle ka kritikuar një nënë të obsesionuar pas ndërhyrjeve kirurgjikale pasi e lejoi vajzën e saj 18-vjeçare të flinte me burra të moshuar sa për të paguar për operacionet e tyre estetik, duke e quajtur atë ‘të neveritshme’.

Prezantuesi e kritikoi Georgina Clarke-n, 41-vjeçare pasi e detyroi vajzën Kayla Morris, tani 23-vjeçaree, për të kërcyer dhe për të kryer marrëdhënie intime me burra të huaj – të cilët më pas paguanin për operacionet e tyre estetike.

Kayla tha se obsesioni i tyre lindi nga propaganda e madhe e mediave sociale dhe nga persona të famshëm të ekranit siç janë Kardashianët për të pasur gjinj të mëdhenj dhe buzë të trasha.

Ndërkohë, Georgina pranoi se ajo tashmë është bindur se operacionet janë ‘shumë problematike’, dhe tha se ajo ende nuk është e kënaqur me pamjen e saj.

Megjithatë, Kyle e mori atë në pyetje, duke I thënë: ‘Çfarë nëne lejon vajzën e saj 18-vjeçare që në fakt të kërcejë dhe të flejë me burra të moshuar në këmbim të procedurave kozmetike?’

Pasi pohoi fillimisht se ajo nuk dinte asgjë për këtë, nëna e katër fëmijëve më në fund e pranoi se ajo ndjehej ‘e pavlerë’, ndërkohë që përdoruesit e Twitter vërshuan me komente që e kritikonin atë. /Gazeta Alo/