Një nënë ka deklaruae se ajo nuk ndjen keqardhje që kishte lënë fëmijët dhe burrin e saj në pjesën e aeroplanit të klasit ‘ekonomik’, ndërsa ajo vetë kishte fluturuar në pjesën VIP gjatë rrugës për në pushimet familjare.
Naomi Isted, nga Essex i Britanisë së Madhe, pagoi për të udhëtuar në destinacione të largëta nëpër botë, të tilla si Karaibet, dhe më pas shkroi në blowgun e saj për përvojën e saj në udhëtimet luksoze.
Ajo beson se fëmijët e vegjël nuk duhet të lejohen në pjesën e klasit të parë, përveç nëse “ata sillen me të vërtetë mirë”, pasi ajo nuk beson se është fer për ata që kanë prenotuar biletë në vlerë mijëra euro e pastaj të kenë fëmijë rrotull “duke ecur lart e poshtë, duke kërcyer para fytyrës së tyre “.
40-vjeçarja, e cila është gjithashtu prezantuese e modës dhe bukurisë, thotë se nuk i vjen aspak keq që ka pirë verë dhe darkuar në pjesën VIP, ndërsa vajza Fleur (9-vjeçare), i biri Rocco (3-vjeçar) dhe partneri i saj që punon si zyrtar pronash Haydn (40-vjeçar), kishin udhëtuar për 10 orë në pjesën ekonomi-klas.