Fjalë Kyçe

Nëna e mbyti beben e saj veç pse qante, tash dënohet me 13 vjet burg

Nëna e mbyti beben e saj veç pse qante, tash dënohet me 13 vjet burg

Nëna e cila mbyti foshnjën e saj dymuajshe, pasi nuk e duronte atë derisa qante, është burgosur për 13 vjet.

Abigail Palmer kishte pohuar se kishte rënë në gjumë në divan, kurse pasi ishte zgjuar e kishte gjetur vajzën e saj Teri-Rae “ngjyrë blu dhe të pajetë”.

Por 33-vjeçarja u gjet fajtore për vrasje pasi prokuroria pretendon se ajo e kishte përplasur atë “me gjasë” që ta ndalonte atë të qante.

Paramedikët ishin thirrur në shtëpi në Solihull, West Midlands, më 2 janar 2017, por nuk ishin në gjendje ta shpëtonin beben.

Vdekja fillimisht u trajtua si jo e dyshimtë, por një ekzaminim skeletor zbuloi më vonë dëmtime të freskëta në brinjët e saj.