Fjalë Kyçe

Nëna kishte frikë për vendin e punës, lind foshnjen në toaletin e dyqanit ku punonte

Nëna kishte frikë për vendin e punës, lind foshnjen në toaletin e dyqanit ku punonte

Një punonjëse e kompanisë Sports Direct lindi në një vaskë tualeti, pasi ishte e frikësuar se do ta humbte turnin e punës.

Një dëshmitar tha se ishte tronditës që punonjësja e dyqanit Sport Direct të lindte fëmijën e saj në tualet, shkruan Gazeta Alo.

Nëna, nga Evropa lindore, e lëshoi fëmijën e saj në një dhomë të ndarë në kompleksin e dyqaneve në Derbyshire.

Punonjësja në vend se të kujdesej për fëmijën e porsalindur thoshte se “duhej të kthehej në punë”, derisa foshnja e saj po luftonte për të mbijetuar. Një dëshmitar tha se gruaja e kishte prerë kordonin kërthizor me një skalper.

Në kohën kur u ngrit alarmi, ajo ishte e mbuluar me gjak dhe fëmija po luftonte për jetën e saj në një vaskë në dhomën tjetër.

Marguerite Severn, e cila është në moshën gjashtëdhjetëvjeçare, ishte një nga të parët në vendin e ngjarjes. “Ishte turni i mbrëmjes, rreth orës 20 ose 20:30”, tha udhëheqësi i ekipi i sigurisë. ‘Vajza ishte në një dhomë ndarëse. Ajo kishte xhinse të veshura, por kishte gjak gjithandej dyshemesë.

“Ne menduam se ajo kishte hemorragji, por dikush vuri re se kishte gjak në dhomën tjetër, dhe kur shkuam atje ishte edhe një fëmijë në vaskën sanitare (lavaman).

“Ne e morëm atë dhe një nga punëtorët i dha frymëmarrje artificiale. Por gruaja e re vazhdonte të thoshte’ unë duhet të kthehem në punë, duhet të kthehem në punë ‘. Ajo kishte lindur foshnjën dhe kishte prerë kordonin me një prerës kutie. ‘

Të miturit iu dha ndihma e parë, pastaj u thirr një ambulancë dhe më vonë u dërguan në spital, shkruan Gazeta Alo.

Nëna, tani 33 vjeç, u arrestua dhe u lirua më pas pa ndonjë dënim. Besohet se tani fëmija nuk është më në kujdesin e saj. Severn shtoi se mbikëqyrësi i saj dhe agjencia e punësimit kishin thënë se nuk ishin në dijeni se gruaja ishte shtatzënë.

Në vitin 2016 thuhet se stafi i Sports Direct ishin aq të frikësuar për humbjen e punës së tyre sa dolën për të punuar edhe shumë gra shtatzëna, edhe pse nuk dihen rrethanat në të cilat nëna erdhi në punë.

Kompania ka mohuar se dikush është detyruar të punojë në rastet kur nuk kanë qenë në gjende për ta bërë këtë.

Sport Direct nuk pranoi të komentojë rreth rastit./Gazeta Alo/