Fjalë Kyçe

Nëna kritikohet për publikimin e fotove duke iu dhënë gji fëmijëve të saj

Nëna kritikohet për publikimin e fotove duke iu dhënë gji fëmijëve të saj

Një nënë ka humbur ndjekësit e saj në Instagram pas ndarjes së një fotoje duke ushqyer fëmijët me gji.

Amy Layne, 36 vjeçare, nutriciste dhe trajnere e fitnesit, nga Vankuveri i Kanadasë, filloi me ndarjen e një fotoje të saj duke ushqyer vajzën e saj të porsalindur dhe vajzën dyvjeçare, True.

Ajo i tha Femail se ajo është shumë e shqetësuar që jeton në një kohë kur ende ‘gratë ndjejnë se duhet t’i ushqejnë fëmijët e tyre të mbuluara’ dhe se ajo do të përpiqet të ngre zërin ‘për një trajtim më të mirë’ pas reagimeve rreth imazheve të saj të gjidhënies.

Në postin origjinal me të porsalindurin e saj Ever, Amy tha se shpresonte të jepte mesazhin e saj për vitin 2019 për të tjerët që ta ‘shijojnë jetën dhe të tregojnë dashuri të vërtetë’, si dhe ‘të ndajnë më shumë kohë të jenë bashkë me familjet e tyre dhe ta shijojnë paqen në shpirt’.