Fjalë Kyçe

Nëna lë djalin 3-vjeç të vdesë nga uria

Nëna lë djalin 3-vjeç të vdesë nga uria

Një nënë është shpallur fajtore për vdekjen e djalit të saj trevjeçar, trupin e të cilit e fshehu më pas në një lodër, shkruan Mirror.

Një juri në Arizona, gjeti Raquel Barreras fajtore në dy akuza, për vrasje dhe abuzime me fëmijë, pasi ajo nuk e lejonte djalin e saj të luante me askënd, të fliste apo të ushqehej.

Thuhet se Barrera dhe burri i saj Martin, të dy nga Tucson, e lanë fëmijën të vdiqte nga uria dhe dje u gjet se nëna kishte krijuar edhe një dhomë ku torturohej djali i saj.

Sipas një raporti të autopsisë, ai vdiq nga uria dhe neglizhenca.